Publikohen detajet e vdekjes së Neil Amatrongut, shërbimi në spital ishte skandaloz

Neil Armstrong, heroi i kohëve moderne që shëtiti në Hënë ndërroi jetë për shkak të shërbimit të dobët në spital 7 vite më parë. E përditshmja “The New York Times” ka zbuluar një dokument prej 93 faqesh me prova të grumbulluara nga avokatët e familjes së ish-astronautit, i cili ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare, gjatë kurimit në një spital në Ohajo.

Provat tregojnë se Armstrong i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për një Bypass në zemër, që kishte rezultuar e suksesshme. Por ajo që i mori jetën ishte një gabim i infermierëve, të cilët i kishin shkëputur fijet e një Pacemakeri të përkohshëm që mbante zemrën në funksion të qëndrueshëm. Ky veprim i shkaktoi atij hemorragjinë fatale që e çoi në vdekje.

Skandali kaloi i pazbuluar në media gjatë këtyre 6 viteve, pasi spitali u ofroi familjarëve dhe të afërmve të tij 6 milionë dollarë dëmshpërblim, me kushtin shtesë që të mos e zbulonin rastin publikisht. Neil Armstrong ndërroi jetë më 25 Gusht 2012 në spital për shkak të problemeve në zemër./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne