Publikohen dokumente sekrete për Muamer Gadafin

Dokumentet nga të cilat janë hequr shenja sekrete janë publikuar dhe janë prezantuar opinionit publik se lideri libian Muamer el Gadafi ishte në marrëdhënie të mira me shërbimin sekret britanik. Së bashku kanë punuar në gjetjen e terroristëve dhe disidentëve libian. Gazetari libian Mustafa Feturi sqaroi se si Britania e Madhe ja ktheu shpinën liderit libian Muamer el  Gadafit.

Në pyetjen se Gadafi a ishte për Britaninë e Madhe armik apo aleat  i cili mund të shfrytëzohej sipas nevojës, gazetari Feturi u përgjigj se në kohën kur ishte kryeministri britanik Toni Bler, ndërsa shefi i shërbimit sekret Richard Dirlav, lideri i atëhershëm libian ishte aleat”i përkohshëm” për Britaninë e Madhe.

“Nuk duhet harruar se në atë kohë Libia ka pas bazën e shënimeve më të mirë të të gjitha grupeve terroriste, sikurse që ishte edhe Al Kaida në Pakistan dhe Afganistan. Ajo ishte koha kur Bin Ladenin e kanë mbështetur SHBA-të, për të kundërshtuar ish BRSS-së në Afganistan. Përkundër të gjitha shteteve në botë e vetmja ishte Libia  e cila në vitin 1980 ka lëshuar fletë arrest ndërkombëtar për të kapur Bin Ladenin”, përkujton gazetari libian Mustafa  Feturi.

Gazetari libian presupozon se Toni Bler ka vendos lidhje me Gadafin për t’u harruar tragjedia e Lokerbisë dhe të fillojë një epokë e re në marrëdhëniet në mes dy vendeve. Feturi konsideron se anglezët në këtë mënyrë sërish kanë përfituar dobi për vete, duke marrë informatat të çmueshme  për terroristët nga Libia.

“Duhet të kemi parasysh se shtetet perëndimore, posaçërisht SHBA-të, Britania e Madhe dhe Franca, kurrë nuk e kanë dashur e as që ju ka dhimbsur Gadafi. Këto shtete nuk e kanë mbështetur regjimin e tij, çdoherë kanë shikuar interesin e tyre dhe kanë pasur”planin B”. Atë moment që iu është paraqitur rasti më i vogël që plani i tyre të realizohej atë e kanë shfrytëzuar dhe kanë aktivizuar planin B të tyre. Poashtu, SHBA-të, Britania e Madhe dhe Franca nuk çajnë kokën për premtimet dhe obligimet e tyre ndaj shteteve tjera, sidomos ndaj atyre sikurse që ishte Libia nën pushtetin e Gadafit. Por duhet cekur se as vet Gadafi atyre shumë nuk ju ka besuar”, sqaroi Faturi dhe shtoi se Gadafi viteve të fundit gjersa ishte në pushtet më shumti është interesuar për atë se çfarë ndodh në shtetin e tij dhe me këtë në mënyrë indirekte i ka dhënë rastin Perëndimit për të eliminuar atë./sputnik

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne