Publikohen e-mailet/ Padurimi i Lali Erit dhe manipulimi në Këshillin Bashkiak për prishjen e Teatrit

Fabian Topollaj, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës ka publikuar e-maliet që çuan në vendimin e fshehtë për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Ai thotë se në 13 maj janë njoftuar për një mbledhje që do të zhvillohej online 2 ditë më pas, pra në 15 maj. Çështja e Teatrit nuk ishte fare në axhendën e punës.

Në 14 maj u njoftuan se do të shtohej edhe pika e shembjes së Teatrit, por secili do të deklaronte votën me e-mail dhe se nuk do të kishte diskutime. Sipas Topollajt nuk u prit as 15 maji, por menjëherë, bashkia shpalli mbrëmjen e 14 majit se kishin votuar pro 60 nga 62 anëtarë që ka këshilli.

Duke qenë se tashmë s’kanë më se çfarë të diskutojnë Bashkia lajmëroi për zhvillimin e një mbledhje tjetër të Këshillit të hënën më 18 maj ora 11.00, ku tashmë do të diskutohet ndërtimi i godinës së re.

“Mëngjesin e 13 majit në postën time elektronike më kish ardhur njoftimi për mbledhje Këshilli Bashkiak online (i thënçin) ku në asnjë nga pikat e rendit të ditës nuk përmendej çështja e Teatrit. Të nesërmen, dt 14 maji, një e-mail tjetër lajmëronte shtimin e çështjes së prishjes së Teatrit Kombëtar me lajmërimin se këshilltarët do mund të dërgonin votën e tyre nëpërmjet e-mail më 15 maj, ora 12:00.

As diskutime dhe asgjë tjetër përveç votës pro ose kundër në Këshillin me një opozitar të vetëm, përfaqësuesin e Bindjes Demokratike atje, që jam unë.

Por Lali Eri nuk paska duruar as të vinte data 15 maji, sepse siç raportuan mediat mbrëmë dhe sipas disa burimeve nga Bashkia, mbledhja ishte mbyllur brenda disa orësh, sapo në adresën e-mail të sekretarisë së Këshillit Bashkiak kishin dërguar votën e tyre pro vendimit për prishjen e Teatrit Kombëtar 60 këshilltarë.

Dhe pasi kishin prishur Teatrin nëpërmjet postës elektronike, Bashkia lajmëroi po dje zhvillimin e një mbledhje Këshilli të hënën më 18 maj ora 11, ku tashmë do të diskutohej ndërtimi i godinës së re” – shprehet Topollaj.


POSTIMI:
/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne