Publikohen foto të Ramush Haradinajt pas rrahjes nga ushtarët rusë

Një fotografi e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, e vitit 2000 është shpërndarë nëpër portalet serbe gjatë ditës së sotme.

Kjo fotografi e papublikuar më parë tregon lëndimet që Haradinaj kishte pësuar nga të rrahurit e forcave ruse menjëherë pas luftës në Kosovë.

Fotografia është publikuar nga “Republika.rs”.

E edhe në vitin 2013 një organizatë serbe e quajtur  “Srpski Narodni Pokret”, u kishte dërguar mediave në Serbi fotografi menjëherë pas sulmit që forcat ruse i kishin bërë Haradinajt.

Aty ishte dhënë edhe versioni i kësaj ngjarje ku thuhej gabimisht se gjithçka ka ndodhur në Mushtisht afër Suharekës, e siç dihet përplasja kishte ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë në afërsi të Klinës.

“Njësia ruse pjesë e KFOR-it kishte ndalë një veturë me terroristë të armatosur në mesin e të cilëve ishte edhe Haradinaj. Pasi që shumë shpejtë janë mposhtur dhe çarmatosur Haradinaj i ka thënë parashutistit rus se është xhudist dhe se do të bisedonin ndryshe po të mos ishte ai armatosur”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate nacionaliste serbe.

Më pas aty theksohej se ushtaraku rus kishte urdhëruar që t’i zgjidhen duart Haradinajt, ku edhe kishte filluar konfrontimi fizik mes tyre.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne