Publikohen pamjet e luftëanijeve amerikane se si survejohen nga dronët iranianë

Garda Revolucionare Islamike e Iranit ka publikuar pamjet e kapura nga një dron iranian që fluturonte mbi Ngushticën e Hormuzit duke monitoruar një luftëanije të Marinës së Shteteve të Bashkuara, duke hedhur poshtë një pretendim nga Uashingtoni se droni pa pilot u rrëzua nga forcat amerikane.

 

Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun i Gardës Revolucionare tha të premten se filmimi ishte publikuar me qëllim të ekspozimit të “gënjeshtrave” të Uashingtonit. Presidenti i SHBA, Donald Trump deklaroi të enjten se droni ishte rrëzuar pasi ai fluturoi 900 metra mbi anijen amfibe USS Boxer të marinës amerikane dhe injoroi “thirrje të shumta për tu larguar”. Më vonë, Pentagoni pohoi se luftanija amerikane kishte marrë “veprime mbrojtëse” kundër një droni iranian të enjten në orën 10:00 sipas orës lokale (0530 GMT). Garda Revolucionare e Iranit tha se anijet luftarake amerikane ishin “plotësisht dhe saktësisht” të monitoruara për tre orë, që nga momenti që ato hynë në Ngushticën e Hormuzit dhe se bazat e dronëve të Iranit nuk kishin zbuluar dhe regjistruar “asnjë veprim jo-konvencional dhe kërcënues” nga forcat amerikane në anijen USS Boxer që shoqërohej nga pesë anije gjatë asaj periudhe. Në një deklaratë të mëparshme, në të cilën Garda Revolucionare kishte deklaruar  planin e saj për të publikuar pamjet, forca elitare tha se droni iranian kishte transmetuar me sukses pamjet e luftanijeve amerikane para dhe madje edhe pas kohës kur amerikanët pretenduan se kanë qëlluar një dron pa pilot, dhe pastaj ky dron u kthye në bazën e tij i sigurt dhe i padëmtuar. Deklarata e përshkroi pretendimin e Uashingtonit si “qesharak”./pt

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne