Shqiperia

Publikohet raporti/ “Ka rezultate të prekshme”, Komisioni Europian rekomandon çeljen e negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

Komisioni Evropian ka publikuar sot raportin për Shqipërinë, ku vlerëson proçesin e reformave dhe përsërit qëndrimin për çeljen e negociatave për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Në kuadër të arritjes së një progresi domethënës dhe përmbushjes së kushteve të përcaktuara në mënyrë unanime nga Këshilli Evropian në Qershor 2018, Komisioni Evropian rekomandoi në paketën e tij të zgjerimit 2019 që Këshilli të hapë negociatat e pranimit me Shqipërinë.

Në përgjithësi, Shqipëria ka rritur përpjekjet e saj dhe ka dhënë rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore të identifikuara në Konkluzionet e Këshillit në Qershor 2018. Si rrjedhojë, bazat e rekomandimit të Komisionit për vitin 2019 për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë mbeten të vlefshme.”- thuhet në konluzionet e Raportit.

/tpz

OPINIONE