Punëtorët e Lali Erit shkulin pemët nga lulishtja në Tiranë. Do bëhet pallat?

Pamjet e filmuara sot tregojnë punonjësit e gjelbërimit të Erion Veliajt, që po shkulin pemët nga një lulishte në Tiranë. Filmimet janë bërë në lulishten pranë ish Parkut të Autobuzave. Pemët e shkulura ngarkohen në kamionët e bashkisë për t’u transportuar diku tjetër. Filmimet janë hedhur në rrjetet sociale nga “Qytetarët për parkun”. Albi Dine shkruan se lulishtja do të zëvëndësohet me një pallat. Leja e ndërtimit sipas tij i është dhënë kompanisë Arlis Ndërtim me pronar Besnik Sulajn.

“Kjo eshte lulishtja ngjitur me policine Bashkiake. Sot bashkia erdhi dhe shkuli gjithe pemet sepse ne kete lulishte kane planifikuar te ndertojne nje kompleks 100.000 m2 ndertim. Firma ndertuese do te jete Arlis Ndertim e Besnik Sulajt, pronarit te Taiëan dhe Armos. Lejet jane dhene, por ndertimi do te filloje mbas zgjedhjeve. Ka vetem nje menyre se si kjo hapesire mund te shpetohet: revolta e banoreve. Nese heshtim, ta gezojme betonin.
– Albi Dine

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress