Punëtorët e Rafinerisë së Ballshit në protestë: Kemi tre muaj pa rroga, nesër do të nisemi në Tiranë

Punëtorët e Uzinës së Ballshit janë duke protestuar sot para Prefekturës së Fierit.

“Kjo është një situatë e përsëritur. Nuk na i kanë paguar sigurimet shoqërore prej nëntë muajsh dhe nuk ka kanë dhënë pagat prej tre muajsh.

Këtu kanë njerëz të sëmurë që shkojnë në spital dhe paguajnë detyrimet se nuk janë paguar sigurimet shoqërore.

Unë figuroj i punësuar fiktivisht dhe nuk mund të marrë as ndihmë sociale. Dikush duhet ta mbajë përgjegjësinë. Nëse duan ta mbyllin si uzinë, le ta mbyllin, ne na mbahen librezat e punës atje dhe në fakt nuk po marrin para. Sot ne jemi një pjesë. Por nesër në Tiranë ne do të jemi të gjithë. Ne kemi vendosur që nesër të shkojmë përballë ministrisë së Energjetikës,” u shpreh ai.

Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” u mbyll në muajin shtator. Bankers Petroleum, një nga furnizuesit me lëndë të parë të kësaj rafinerie në reagimin e tij, theksoi se shkak për mbylljen e rafinerisë nuk është kjo kompani.

Në sqarimin e shpërndarë për mediat Bankets nënvizoi se Tosk Energji ka shkelur disa herë kontratat me këtë kompani, çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje e cila ka kaluar më pas për eksport.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne