Punimet në rrethrrotullimin e Shkozës, banorët: Po mbetemi në pluhur

Punimet në zonën lindore të Unazës së madhe të Tiranës kanë nisur prej më shumë se dy vitesh.

Banorët që kalojnë aty shprehen se punimet janë tejzgjatur.

Në zonë po përgatitet rrethrrotullimi por deri në përfundimin e punimeve, banorët do të detyrohen të jetojnë mes pluhurit në verë dhe baltës kur ka shi.

Në vitin 2018 punimet në këtë rrugë u ndërprenë nga firma ndërtuese, gjë që solli dhe vonesë në ndërtimin e rrethrrotullimit.

Ndërtimi i lotit të tretë të unazës që kalon në zonat Shkozë, Ali Demi dhe Kodra e Priftit solli përplasje mes policisë dhe një pjese të banorëve, shtëpitë e të cilëve u prishën./ OraNews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne