“Puno pak, ha shumë e bëj qejf”/ Hazbi Kasaj ‘godet’ sërish…

Nuk kanë të ndalur rastet e habitshme të personave që vendosin të kandidojnë për krerët e bashkive në Shqipëri. Një rast tjetër, sa flagrant aq edhe i parashikueshëm për nga konotacioni ironik, është edhe kandidatura e shpallur nga shtetasi Hazbi Kasaj. Të gjithë e mbajmë mend deklaratën e çuditshme të Kasajt në thuajse të gjitha fushatat zgjedhore, por këtë herë ka kaluar çdo lloj parashikimi.

Kasaj ka vendosur të shpallë kandidaturën e tij për kreun e Bashkisë së Këlcyrës ndërkohë ka deklaruar se qëllimi i tij nuk janë shtresa e lartë e shoërisë shqiptare. Ai ka shprehur dëshirën dhe vullnetin për të reaguar dhe punuar edhe me ata njërez që në pa,je të parë mund të duken dembela apo edhe qejflinjë.

Në videon e publikuar më poshtë, sigurisht që do të gjeni më në detjae programin e tij politik për bashkinë e Këlcyrës, ndërkohë, lutuni që një i tillë të mos pranohet duke marrë shkas edhe nga shumëllojshëmiëra e ‘specieve’ që kanë mbushur sot partitë politike dhe sallat e parlamentit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne