‘Punojmë aq sa paguhemi’/ Vijon revolta e 900 punonjësve të Alba Call, një hap larg grevës së urisë

900 punonjës të kompanisë Call Center “Alba Call” vijojnë prej 3 qershorit “luftën” e tyre me punëdhënësit e tyre.

 

Punonjësit janë një hap larg grevës pasi kompania i ka njoftuar se bonusi i çdo muaji nuk do t’u jepej më. Vendim ky që nuk parashikohet as në kontratat e punës.

 

Vendimi ka hasur në revoltën e punonjësve të cilët kanë bërë lëvizjet e tyre pasi sipas tyre ky bonus kap 30% të rrogës. Pa asnjë reagim nga shoqatat për të drejtat e njeriut dhe politika, punonjësit e “AlbaCall” mbeten në mëshirë të pronarëve.

 

Sektori i Call Center në Shqipëri është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në vend. Të dhënat e INSTAT për vitin 2017 janë se deri në këtë periudhë mbi 25 mijë shqiptarë punojnë në Call Center

Për të lexuar se si ka nisur protesta e punonjësve të Call Centre, reagimin e kompanisë dhe takimin me Inspektoriatin e Punës./dosja

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne