Punonjësi i burgut 313 infekton me koronavirus edhe prindërit, reagon Rama: Për djalin do të nisin hetimet, mund të ndëshkohet

Ditën e sotme në raportimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë u njoftua se një çift të moshuarish nga Mirdita janë infektuar me virusin vdekjeprurës COVID-19.

Burime bëjnë me dije se çifti janë infektuar nga djali i tyre që ka rezultuar pozitivë me COVID, punonjës në burgun 313.

Lidhur me këtë lajm jo të mirë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili thotë se për djalin do të nisin hetimet dhe ai mund të ndëshkohet jo vetëm administrativisht, po edhe penalisht.

Kryeministri Rama:

🔴 NJË LAJM I KEQ NGA TESTIMET E DJESHME, QË DUHET TË VLEJË SI MËSIM PËR TË GJITHË😢😡

Djali me Covid19, pa simptoma, thyen rregullin e del nga Tirana drejt një zone tjetër të vendit, ku jetojnë dy prindërit e tij të moshuar. U shkon prindërve në shtëpi dhe u transmeton bombat në trup! Prindërit dalin të dy pozitivë dhe jo vetëm mosha, po edhe shëndeti i tyre problematik, i kthen në pacientë me jetën në rrezik!!!

Natyrisht që për djalin do të nisin hetimet dhe ai mund të ndëshkohet jo vetëm administrativisht, po edhe penalisht, por si mund t’u bëhet një “peshqesh” i tillë njerëzve më të dashur në botë?!

A e kuptoni se kjo nuk është lojë?! A e kuptoni se në këtë luftë, kush shkel rregullat nuk ia hedh shtetit, po ia fut vetes dhe familjes së tij?! A e kuptoni se ne jemi potencialisht armiku vrastar i prindërve tanë, nëse nuk respektojmë rregullat, duke u sjellë si karagjozë të papërgjegjshëm me veten, me prindërit, me familjen e me shoqërinë?!

Lus Zotin që ata dy pleq të mos ikin nga kjo botë e të mos mbeten pishmani i jetës së atij djali të papërgjegjshëm dhe ju lutem të gjithëve:

M🚫S! M🚫S! M🚫S!

🔴 STOP ME HILET E ME KARAGJOZLLËQET, SEPSE MUND TË BËHENI MOSOZOT, VRASËS TË NJERËZVE TUAJ MË TË SHTRENJTË🚫/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne