Shqiperia

Punonjësit e hipotekës në Berat shkarkohen nga puna, Rama: Mjaftuan 3 minuta kohë

Disa punonjës së Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Patundshme në Berat janë shkarkuar nga detyra.

Lajmin e jep vetë kryeministri Edi Rama i cili bën me dije se punonjësit janë shkarkuar dhe do ndiqen penalisht pasi kërkuan pa të drejtë dokumentet nga fillimi për marrjen e certifikatës së pronësisë.

Qytetari bëri denoncimin tek shqipëriaqëduam.al certifikata ju dha brenda pak ditësh.

“Shqiperiaqeduam.al, mjaftojnë 3 minuta për të ngritur në këmbë ministrin përkatës në mbështetje të së drejtës suaj”, shkruan Edi Rama.