Pushtimi i Irakut në 2003 dhe pushtimi i Iranit në 2018

Nga Eric Zuesse

Para së gjithash themi se ka zënë fill, qartësimi i një politike, në qeverisjen me lejen e Obamës, përkrahjen e dinastise saudite, jashtëzakonisht rrënjësore, antishiite (sidomos me në kye Iranin) dhe antiruse. Qeveritë e Obamës dhe Trampit në thelb, po vijojnë të njëjtën strategji ushtarake. Me një fjalë, një projekt i ri i globit, për vijimin e “hedhjes” të sa më shumë muxhahidinëve, të zhvillimit të sa më shumë pushtimeve, të shpërthimit të sa më shumë luftrave dhe bërjes së një bote më pak të sigurtë për të tërë ne.

Kumtoj se gjatë fushatës zgjedhore të Donald Trampit, ky i fundit kishte ndjekur, një politikë të qartë kundër Rusisë dhe Iranit. Me zgjedhjen e kësaj rruge, ai në vend që të luftonte, kundër organizatave terroriste, pothuajse ai ka krijuar mundësinë, e prodhimit të grupeve terroriste. Kjo politikë në të njëjtën kohë, është një shpërblim për muxhahidinët.

Afërsisht të tërë organizatat sunnite rrënjësore (fondamentaliste), kanë marrur dhe marrin vazhdimisht ndihma monetare dhe financiare, nga qeveritë e dinastisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, (e cila përbëhet nga gjashtë farefise), mbretërive aleate arabe dhe anëtarëve të Këshillit të Bashkëpunimit të Shteteve të Gjirit Pers.

Nënvizoj se zgjedhësit amerikanë, u gënjyen dhe u mashtruan politikisht, që nga epoka e zgjedhjes si president, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh W. Bushit, me qëllimin e pushtimit ushtarak të Irakut dhe ende vijojnë të jenë të mashtruar. Kështu që ata i kthyen shpinën politikanëve që janë mashtrues. Pohoj se nuk mund të ketë demokraci, në një shtet në të cilin zgjidhet si president, një mashtrues i etur për pushtet, sepse nënshtetasit e tij janë të mashtruar.

Qeveria e presidentit Tramp, nuk po lufton vetëm aleaten e Iranit, Sirinë, e cila është një shtet laik, por në të njëjtën kohë, po lufton dhe qeveritë rrënjësore sunnite, siç janë qeveria diktatoriale e Mbretërisë së Bahrejnit, e cila gjendet nën mbrojtjen, e dinastisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, duke shtypur kështu, shumicën e popullit shiit. Sërish qeveria amerikane, po vijon luftën dhe në Jemen, duke e shndërruar këtë të fundit, në një luftë të brendshme, mes ndasive të muslimanëve sunnitë dhe shiitë, duke marrë pas vetes dhe dinastinë saudite, me arsyetimin e “luftimit”, të përhapjes së doktrinës shiite nga Irani.

Shpjegoj se në anën tjetër sauditët, me synimin e marrjes nën kontroll të Jemenit, kanë dy vite rresht, që e bombardojnë këtë të fundit, me sulme dhe bombardime, me predha të prodhuara në Sh.B.A. Gjithashtu dinastia saudite është kujdesur, që të tëra pretendimet se në Jemen, po kryhen masakra dhe gjenocid të bien poshtë.

Si rrjedhojë, qeveria e presidentit Tramp, është shndërruar në një qeveri e prirur, e cila ndjek dhe zbaton një politikë, në dobi të firmave që prodhojnë armë, si Lockheed Martin dhe firmave të tjera, më tepër se sa pritshmëritë. Them se qeveria amerikane, nën drejtimin e presidentit Tramp, i ka tejkaluar pritshmëritë, sepse kjo dukuri negative, më tepër pritej, nëse në pushtet do të vinte qeveria e kundërshtares së tij, Hillari Klinton.

E thënë ndryshe qeveria e Trampit, po mbron me mish e me shpirt, përftimet amerikane. Po kjo është e saktë. Por a është kjo një qeveri, e cila është duke ndihmuar, shtetet të cilat financojnë grupet terroriste, të cilat zhvillojnë veprimtari, në të katër anët e botës. Përgjigjem se jo.

Citoj se tanimë nënshtetasit amerikanë, e kuptojnë më mirë arsyen, e rritjes me 9% të buxhetit të “Ministrisë së Mbrojtjes” dhe shkurtimit të buxhetit të ministrive të tjera. (Përveç veteranëve të luftës, shoqatave të veteranëve amerikanë të luftës, zgjedhjeve presidenciale te Sh.B.A.-së, të cilët në këmbim, të përmbushjes së premtimit, se nëse qeveria e re, do të përcaktonte më shumë financime për ta, do t’ia kishin dhënë votën e tyre Donald Trampit).

Emërtimi i konservatorëve të ri (neokonëve), të Donald Trampit, si “kukulla” e Putinit, ose “Njeriu i Mançurisë së Putinit”, i hapi rrugën krjimit të përshtypjes së gabuar, duke rënë ndesh me parimin e Trampit, se ky i fundit ishte një president, që kishte disa pika të dobëta. Armiqtë e Putinit që tani, kishin nisur përhapjen e thashethemeve në publik, se Donald Trampi, ishte një president i manipuluar nga egoja e tij dhe bënë të ditur se, duke u mbështetur në politikën diktatoriale globale, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kjo e fundit duhet të krijonte, aleanca të fuqishme, me qeveritë mike të saj, si ajo e dinastisë, së Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe qeveritë e tjera rrënjësore (fondamentaliste) të shteteve arabe, si fjala vjen qeveritë sunnite diktatoriale. Nga ana tjeteër qeveria e Trampit synon bërjen të qartë se ajo është “një qeveri e vërtetë amerikane” dhe nuk është një aleate e “Pallatit të Kremlinit”.

Në qeverisjen e Saddam Husejnit, Sh.B.A.-ja gjatë presidencës së Xhorxh W. Bushit, pushtoi Irakun me “arsyetimin” se ky i fundit, zotëronte armë të shkatërrimit në masë (W.M.D.), (këtu vlen për t’u pëmendur fakti, se Saddam Husejni, në atë epokë, qëndronte më afër Moskës). Deri në pushtimin ushtarak të Sh.B.A.-së, më datë 20 mars 2003, mes viteve 2002-2003, korridoret e byrokracisë së Washingtonit, zienin nga zemërimi i madh ndaj Saddamit. Pas pushtimit amerikan, doli në dritë gënjeshtra e madhe, e presidentit amerikan, mbështetësve të tij dhe institucioneve të shtypit dhe masmedias. Në fakt për një pjesë të amerikanëve, zbulimi i kësaj gënjeshtre, nuk ishte i vështirë.

Megjthatë sipas një ankete të bërë, nga stacioni televiziv amerikan CNN, më datë 3 qershor 2015, tregoi se gjithsej 52 % të amerikanëve të rritur, kishin një qëndrim pozitiv, për politikën e ndjekur, nga presidenti i asaj epoke Xhorxh W. Bush dhe 48 % të tyre, kishin një qëndrim negativ, për politikën e tij. Duke u nisur nga kjo anketë, arrijmë në përfundimin, se kjo masë njerëzish, e dy krahëve të pushtetit, të aristrokracisë amerikane, ishte e ndarë mes demokratëve dhe republikanëve, e cila merrte shtysë, nga ndjenja partizane, i kishte sytë e mbyllur, nga ngjarjet dhe zhvillimet në botë dhe ishte një klasë shoqërore me një strukturë të paqëndrueshme.

Në të vërtetë, kjo është një dëshmues i fatkeqësisë, se kjo pjesë e shoqërisë, nuk ishte aspak në dijeni, se të tërë luftrat e nisura dhe të zhvilluara, nga aristokracia amerikane, ishin kundër popullit të saj dhe në këndvështrimin, e shtresës së aristokracisë, populli është thjeshtë disa dele kurbani për t’u therur. Ndërsa në ditët e sotme, qeveria amerikane, është shumë e zellshme, në projektimin e pushtimit të Iranit, me arsyetimin e “dhënies fund”, të sulmeve në Jemen dhe në Bahrejn, pikërisht duke ndjekur, të njëjtën strategji, të cilën ndoqi në vitin 2003, kur pushtoi ushtarakisht Irakun.

Opinioni botëror, e di shumë mirë, se ku do të arrijë politika amerikane, me anën e përhapjes së këtyre pretekseteve. Lërmëni t’iu shpjegoj se qeveria iraniane, e ditëve tona është duke ndjekur, një politikë të afërt me Moskën, pikërisht ashtu siç ndoqi dhe qeveria irakiane, nën udhëheqjen e Saddam Husejnit. Qëndrimi i qeverisë iraniane, është një politikë, e cila është e papranueshme, për aristrokracinë amerikane, sepse është kryekëput në kundërshtim me themelet e saj. Megjithatë në këtë shkallë, ende nuk është zbardhur, se cili do të jetë shteti i parë, që do pushtojë Sh.B.A.-ja, nën presidencën e Trampit, mbase është Rusia, ndoshta Kina, ose ndoshta është Koreja e Veriut.

Këtu ia vlen të rikujtojmë, se energjia e mbledhur, në krahët dhe muskujt e fuqishëm amerikanë, është zbrazur në shtete si Vietnami, Grenada, Salvadori, ashtu siç është zbrazur më parë në Iran, Guatemalë, Kili, Ukrainë dhe në shtete të ngjashme, të cilët pësuan grushte shteti. Pikësynimi i Dajë Semit (Uncle Sam), është përdorimi, me anë të mashtrimit, gjatë kohës së derdhjes së gjakut në shkallë botërore, i shteteve të botës së tretë, njëlloj ashtu siç përdoret thesi i rërës, gjatë stërvitjes së boksit, kështu që dhe qeveria e Trampit, mendon se rajoni i Lindjes së Mesme, është pikërisht vendi, më i volitshëm gjeografikisht, për të treguar muskujt e tij të fuqishëm.

Si zakonisht masmedia kryesore, e agjencive të “lajmeve”, janë të prirura dhe të zellshme, në ligjërimin e operacioneve të mundshme, të pushtimit ushtarak amerikan, me “arsyetimin e njohur” të sjelljes së “demokracisë” dhe “paqes” rajonale, në shtetet arabe si Iraku, Palestina, Libani, Egjipti, Libia, Tuniza dhe natyrisht shtetet e Amerikës Latine dhe të vijimit të sundimit amerikan, pra të shtrirjes së krahëvë të fusqishëm amerikanë, në arenën ndërkombëtare.

E përditshmja e njohur, e konservatorëve të rinj (neokonëve), “The Washington Post” (Botimi i Washingtonit), (në një kohë, kur nuk e mbështeste dhe aq pushtimin amerikan) më 2 prill, kishte botuar, një kryeartikull me titull: “Qeveria e Sh.B.A-së, e sheh çdo ditë e më shumë shtrirjen e dorës së Iranit, në armatosjen e militantëve në Bahrejn). Më pas e përditshmja, e kishte cilësuar Bahrejnin, si një shtet aleat dhe besnik të Sh.B.A.-së dhe shtëpinë e cila strehonte, flotën e pestë të marinës amerikane.

Ndërsa tanimë gjashtë vite, pasi kanë zënë fill, protestat paqësore shiite, të cilat synojnë kundërshimin, e zbatimeve të qeverisë sunnite, kryesisht analistët amerikanë dhe europianë, i shohin këto protesta si: “një element kërcënimi, i cili është në raport rritjeje e sipër”.

Duke u mbështetur në raportet dhe në të dhënat e një agjenti, të shërbimit të fshehtë amerikan (CIA), i cili ka vite që ndjek, trazirat shoqërore dhe politike në Bahrejn, arrijmë në përfundimin se qeveria amerikane, është duke planifikuar dhe projektuar: “krijimin e veprimtarive, me qëllimin e shkaktimit të trazirave të nevojshme, për destabilizimin e Iranit”.

Ashtu siç kanë dhënë intervistë agjentët e tjerë, të shërbimit të fshehtë dhe agjenti në fjalë, ka këmbëngulur në ruajtjen e fshehtësisë së tij dhe të dhënave në fjalë. Madje ai nuk ka dhënë asnjë koment, për sa i përket politikës, që i shërben qëllimit në prapaskenë.

Organizatat e mbështetura, nga dinastia rrënjësore, e Mbretërisë së Arabisë Saudite, kanë kryer veprime të turpshme, si marrja nën kontroll, e familjes mbretërore rrënjësore sunnite bahrejnase, e cila ndryshe njihet si Halife, e cila ka shtënë në dorë sundimin mbi Bahrejnin.

Sërish kjo dinasti bën të mundur, vijimin e shtypjes, mbi shumicën e popullsisë shiite bahrejnase dhe kalimin e armëve të prodhuara në Amerikë dhe dhënien e lejes së qëndrimit, të flotës së pestë të marinës amerikane, si dhe duke mbajtur nën një shtypje të rreptë, organet e vërteta të “lajmit” të masmedias, e cila shërben në mbajtjen të fshehtë të realitetit të qëndrimit të Sh.B.A.-së.

Kjo e fundit për ta dhe për ata të cilët bëhen theror për të, duke dhënë trupa të vdekur, jep mesazhin duke i cilësuar si “shteti i lirive”, disa të tjerë si “miqtë”, për disa të tjerë si “aleatët”. Këto cilësime bëhen, duke u mbështeur në shtresën e aristrokracisë amerikane.

Agjencia e lajmeve Reuters, më datë 22 mars, botoi një artikull të shpejtë me titull: “Lajm i Veçantë: Qeveria iraniane, hedh hapin e mbështetjes, së huthive në Jemen”. Më vonë doli në shesh, se burimi i ktij “lajmi”, ishte qeveria e Sh.B.A-së dhe shtetet aleate të saj të Gjirit Pers, pikërisht ashtu siç kishte ndodhur në vitin 2002, ku sërish burimi i “lajmit”, ishte qeveria amerikane dhe regjimet e qeverive aleate. Në lajmin e bë të ditur, nga agjencia Reuters (ose në shkrimin me qëllim propagandistik), dukuria e anshkaluar, ishte çështja e përplasjes së prapaskenës, e cila duhet të ishte si vijon: “Lufta e dinastisë saudite kundër shiitëve, sigurimi i armëve të Sh.B.A-së ndaj Arabisë Saudite dhe stërvitja e saj, të ushtarëve sauditë, me synimin e shfarosjes së armiqve shiitë”.

Jemeni tanimë është një shtet i shkatërruar ekonomikisht dhe politikisht, kështu që është shndërruar në një strehë të përsosur, për organizatat terroriste rrënjësore sunnite, siç janë El-Kaide dhe ISIS-i. Në këtë gjendje askush, nuk mund të thotë, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk ka nxerrur mësim, nga veprimtaritë shkatërruese terroriste, në shtetet arabe si Iraku, Libia, Siria, sepse ajo po hedh në fushëbetejë, tre organizata të radikaliste të djatha, ose më saktë le të themi, grupe të tëra rrënjësore, radikaliste të djathta sunnite.

Firmat amerikane të prodhimit të armëve, e dinë shumë mirë se si t’i mbajnë, çarqet e tyre ngrehur, me synimin e shtimit të përfitimeve të tyre. Të tërë ne jemi në dijeni, se Donald Trampi është një ekspert i vërtetë, për sa i përket çështjes së “prodhimit”. Prodhimi i armëve, “kryhet nga njëqind firma, të qeverisë federale të Sh.B.A.-së”. Këtu po përmendim njëzetepesë firmat e para:”

1: Lockheed Martin, 2: Boeing, 3: General Dynamics, 4: Raytheon, 5: Northrop Grumman, 6: Mc Kesson, 7: United Technologies, 8: L-3, 9: Bechtel, 10: BAE, 11: Huntington Ingalls, 12: Humana, 13: SAIC, 14: Booz Allen Hamilton, 15: Healthnet, 16: Computer Sciences, 17: United Health, 18: Aecom, 19: Leidos, 20: Harris, 21: General Atomics, 22: Heëlett-Packard, 23: Battelle, 24: United Launch Alliance, 25: Los Alamos National Lab.

Njëzetë firmat e lartpërmendura, përballojnë 35 %, të të tërë prodhimit të armëve, ose e thënë ndryshe socializëm, për shtresën e të pasure dhe kapitalizëm për shoqërine e të varfërve. Këtu bëhet fjalë, se fundi i tenxheresë, i aristrokracisë amerikane është i zi, e megjithatë kjo e fundit, këmbëngul se ai i tjetrit, është dhe më i zi. Nuk ka dyshim se, për aristokracinë amerikane, Rusia është armiku numër një i gjeopolitikës së saj. Nëse do të pyesni aristokracinë amerikane: “Vallë cili është kërcënimi më i madh për paqen në botë?!” do të merrni si përgjigje: “Rusia!”

Megjithatë, duke u mbështetur, në një anketë të kryer, në gjashtëdhjetëepesë shtete, anembanë rruzullit tkësor, me pyetjen: “Cili është kërcënimi më i madh i globit”, përgjigjia Sh.B.A-ja, kryeson bindshëm listat e këtyre shteteve”.

Presidenti amerikan Donald Tramp, ashtu si paraardhësi i tij Barak Obama, po vijon të njëjtën politikë sulmuese, kundër dy shteteve aleate të Rusisë, përkatësisht si Sirisë dhe Ukrainës, një politikë “të drejtë” e mbështetur në gënjeshtrën, e cila duhet zbuluar (në emër të njerëzimit). Në fund të fundit presidenti Tramp, po orvatet me mish e me shpirt, në shtimin e shitjes së armëve amerikane, me synimin e mposhjes së Rusisë dhe për të shtrirë sundimin e tij në mbarë botën. Për këtë ai është duke krijuar aleancë, me dinastinë saudite dhe aleatët e saj.

Prandaj këtë veprimtari, do të ishte më mirë ta quanim, shpikja e Ministrisë së Sulmit të Sh.B.A.-së (U.S.A. Aggression Department) dhe jo atë të Ministrisë së Mbrojtjes së Sh.B.A.-së. Kjo e fundit jo vetëm që është korruptuar, por në të njëjtën kohë është shndërruar “në kërcënimin më të madh të paqes në botë”. Në të vërtetë Ministria e Amerikane e Mbrojtjes, po i mbron diktatorët duke i sjellur ata në pushtet dhe jo demokratët e vërtetë. Kjo është arsyeja që ajo, i qëllon me breshëri plumbash shumicën shiite, që ngrenë zërin kundër regjimit diktatorial bahrejnas të Halifes.

Madje ajo është aq e paturpshme, sa shkon deri atë pikë sa të aludojë: “Qeveria e Sh.B.A-së, e sheh çdo ditë e më shumë shtrirjen e dorës së Iranit, në armatosjen e militantëve në Bahrejn”. Përkundrazi gjenden prova serioze, të cilat vertëtojnë mospërfshirjen e Iranit, në zhvillimet e brendshme të Bahrejnit, të cilat hedhin poshtë aludimin e Sh.BA.-së.

Vallë a i ka hije një shteti, i cili është duke pushtuar, shtetet e tjera të botës, që të përgojojë përfaqësuesit, e një shteti të njohur, përmes këtij thashethemi?! Vallë ai shkon për shtat kësaj fuqie pushtuese, që të kryejë lajmërimin, mbi një organ “të besueshëm” mediatik?! Natyrisht që nuk i shkon aspak për shtat!

Vetëm në modelet e qeverive diktatoriale, shikojmë daljen e “lajmeve” të këtij lloji dhe theksoj vetëm në regjimet diktatoriale, vëmë re se kjo është një shfaqje, që ky shtet po drejtohet nga diktatura, duke patur parasysh, lënien të panjohur të vërtetës, së jetesës shoqërore të një shteti. Kjo gjendje mund të përkthehet vetëm si një samizdat* i fundit në drejtimin diktatorial. Si rrjedhojë, nuk pritet që agjencitë qendrore të “lajmeve” dhe masmedia që të përhapin këtë të vërtetë publikisht.

Edhe në rast se e botojnë lajmin, ato e botojnë atë, plotësisht të kontrolluar dhe të redaktuar. Ja pra këto agjenci lajmesh, bëjnë punën “blogmenëve” dhe të prodhimit të “lajmeve” të mashtruara. Madje edhe në rrethanat e e botës, në ditët tona bashkëkohore, duke u nisur nga pamundësia, e fshehjes së tërësishme të së vërtetës, regjimet diktatoriale, bashkë me përhapjen e thashethemeve, kryejnë në lloj drejtimi, me në krijimin e një “lajmi të rreme”, me synimin e informimit të njëanshme të popullit të tyre.

Pushtetarët janë të mendimit: “Nesë ju nuk jeni të zgjuar, derisa t’i kontrolloni dhe t’i ktheni, në dobinë tuaj, ngjarjet e zhvilluara shoqërore, atëherë ju nuk mund të jeni, më tepër se sa një ushtar, i cili shkon ballëlartë drejt vdekjes”. Them se është mëse e natyrishme se ushtarët që shkojnë drejt vdekjes, janë shtarët më të përbetuar. Aristrokracia e një shteti kërkon pikërisht fuqinë punëtore më të lirë, nëpërmjet së cilës krijon perandorinë globale, ose me fjalë të tjera, shënimin e arritjeve të reja në gjithçka dhe strukturimin e shkallës qendrore.

Pika në të cilën gjendemi sot, është pikërisht shkalla në fjalë. Shkalla në të cilin, ka ardhur njerëzimi i ditëve tona, është një shkallë e pakufizuar nga koha, e cila kërkon vazhdimisht, zhvillime të reja dhe mashtrimin e arisktorkratëve.

Kjo shkallë e pakufizuar nga koha, e mashtrimit aristokratik, po i sjell fatkeqësi popujve dhe si pasojë e dëmtimeve të popujve, ajo gjithmonë fshihet gjithandej në të tëra shtetet.

*Samizdat është një term ne gjuhën ruse, i cili përkthehet si ndalimi i lajmeve dhe më pas shpërndarja në heshtje e këtyre lajmeve.

Burimi : İntizar.web.tr/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne