Bota

Putin më 29 Maj në Paris

Presidenti francez, Emmanuel Macron do të presë më 29 maj homologun rus, Vladimir Putin në kështjellën e Versajës me rastin e ekspozitës mbi vizitën e carit Pjetri i Madh në Francë, në vitin 1717.

Bëhet fjalë për vizitën e parë të presidentit rus në Paris që prej marrjes së funksionit nga Emmanuel Macron. Javën e kaluar presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu francez, Emmanuel Macron zhvilluan bisedën e parë telefonike dhe ranë dakord, sipas Kremlinit, për zhvillimin e marrëdhënieve tradicionalisht miqësore mes dy vendeve, që kanë mosmarrëveshje për disa çështje. ”Presidentët rus dhe francez ranë dakord për të punuar së bashku për çështjet e aktualitetit ndërkombëtar dhe rajonal duke përfshirë këtu luftën kundër terrorizmit”, sipas një komunikate të Kremlinit./ PT

Etiketa

OPINIONE

INTERVISTA