Putin dhe Macron bisedojnë për gjendjen në verilindje të Sirisë

Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një bisedë telefonike, vlerësuan gjendjen në verilindje të Sirisë.

Në deklaratën e bërë nga Pallati Kremlin, Putini zhvilloi një bisedë telefonike me Macronin.

Në bisedë u theksua se marrëveshja e arritur ndërmjet Turqisë dhe Rusisë në Soçi ka marrë parasysh interesat e palëve dhe kontribuon në tërësinë territoriale të Sirisë.

Në deklaratën ku bëhet e ditur se Macroni ka pritur pozitivisht marrëveshjet ndërmjet Rusisë dhe Turqisë, zë vend shprehja: “Marrëveshja e Soçit do të stabilizojë situatën në lindje të Eufratit dhe do të ndihmojë për zgjidhjen e krizës së Sirisë.”

Në bisedë u diskutua edhe për takimin e Komitetit Kushtetues Sirian, i cili pritet të mbahet në Gjenevë të Zvicrës më 30 tetor.

Nga ana tjetër edhe ministri i Jashtëm i Rusisë Sergey Lavrov zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo për gjendjen në Siri.

Në bisedë gjithashtu u shqyrtuan edhe disa probleme në marrëdhëniet dypalëshe./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne