Bota

Putin dhe Macron diskutojnë për Sirinë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ku diskutoi çështjen e Sirisë.

Sipas një njoftimi nga Kremlini, Putin dhe Macron në bisedën telefonike diskutuan në mënyrë të detajuar situatën në verilindje të Sirisë dhe kanë vënë theksin në nevojën për respektimin e unitetit territorial të vendit.

Putin ka informuar Macron rreth aktiviteteve të Rusisë në rajon thuhet në njoftimin ku bëhet e ditur që në bisedë janë dhënë informacione rreth përpjekjeve të Rusisë për formimin e kontakteve mes palëve në Siri dhe për sigurimin e interesave të të gjithë grupeve etnike dhe fetare.

Po ashtu në bisedë është vënë theksi për rëndësinë e fillimit të dialogut në Siri në kuadër të Komisionit Kushtetues i cili do të mblidhet në fund të muajit në Gjenevë nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara.

Dy liderët gjithashtu kanë diskutuar edhe zhvillimet e fundit në Ukrainë ku është nënvizuar se nuk ka alternativë ndaj “paketës së masave të Minskut” e cila është themelore për zgjidhjen e krizës së Ukrainës. /AA

Etiketa

OPINIONE