Putin diskuton për Sirinë në Këshillin e Sigurisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka diskutuar për çështjen e Sirisë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një deklaratë për gazetarët tha se Putin me anëtarët e Këshillit të Sigurisë ka diskutuar për zgjidhjen e çështjes së Sirisë pas formimit të Komitetit Kushtetues për Sirinë.

Ai ka thënë se në mbledhje është diskutuar edhe çështja e sigurisë pas përfundimit të Traktatit të Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF).

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka njoftuar më parë formimin e Komitetit Kushtetues për Sirinë. Sipas tij, Komiteti do të mblidhet javët e ardhshme në Gjenevë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne