Putin fajëson Kievin për konfrontimin në det

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, fajësoi Kievin për një konfrontim, në të cilin roja bregdetare ruse hapi zjarr ndaj anijeve të Ukrainës, duke aneksuar tri sosh dhe duke kapur dhjetëra marinarë.

Putin tha se Ukraina e provokoi qëllimisht përplasjen dhe se ajo është përpjekje e presidentit ukrainas, Petro Poroshenko, për të rritur popullaritetin e tij, përpara zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në mars.

Komentet e Putinit para një audience ndërkombëtare në një forum të biznesit në Moskë, janë të parat publike për incidentin që ndodhi të dielën jashtë brigjeve të Krimesë.

Putin e përsëriti qëndrimin rus se anijet e Ukrainës kanë hyrë ilegalisht në ujërat e Rusisë – gjë të cilën Kievi e mohon.

Ai po ashtu tha se shpreson të takojë presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ashtu siç është planifikuar, në margjina të një samiti të grupit të vendeve më të industrializuara (G20) që do të mbahet në fund të javës në Argjentinë.

Trump tha se po shqyrton anulimin e takimit me Putinin pas përplasjes detare të Rusisë me Ukrainën.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne