Putin: Pas ndërhyrjes në zgjedhjet amerikane mund të fshihen hebrenjtë

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se hebrenjtë dhe pakicat e tjera në Rusi, duke përfshirë tartarët dhe ukrainasit, mund të akuzohen për ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale amerikane.

“Ndoshta ata nuk janë as rusë”, tha ai për NBC News. “Ndoshta ata janë ukrainas, tartarë, çifutë, vetëm me nënshtetësi ruse. Edhe kjo duhet të kontrollohet.

CIA arriti në përfundimin se Moska ndërhyri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe mbushi mediat sociale me dezinformata. Muajin e kaluar, FBI akuzoi 13 rusë dhe tre kompani ruse për drejtimin e asaj që pretendohet se ishte një lëvizje kibernetike e bazuar në qytetin rus të Shën Petërburgut.

Putin tha se nuk shqetësohet nëse ata ishin rusë.

“Çfarë ka nëse ata janë rus? Ka 146 milionë rus, e çfarë pastaj? Ata nuk përfaqësojnë interesat e shtetit rus. Ndoshta ata kanë shtetësi të dyfishtë. Ose ndoshta një kartë jeshile. Ndoshta amerikanët i paguanin për këtë punë. Ku e dini ju? Une nuk e di!”, shtoi më tej ai.

Putin tha se edhe nëse hetimi i FBI zbulon se shtetasit dhe kompanitë ruse ishin ndërhyrësit në zgjedhjet e SHBA-së, kjo nuk mund të përbëjë një krim në Rusi.

“Ne në Rusi nuk mund të ndjekim penalisht askënd për sa kohë që nuk e kanë shkelur ligjin rus”, tha ai.

“Na jepni një kërkesë zyrtare dhe do të hulumtojmë për të. “

Ndërkohë, vetë Trump i ka hedhur poshtë pretendimet se ekipi i tij ka bashkëpunuar me Moskën.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne