Putin-i citon Kuranin, të gjithë të pranishmit qeshin

Presidenti rus, Vladimir Putin ka qënë i pranishëm në një koferencë me homologun Turk, Recep Tayyip Erdogan dhe atë iranian Hassan Rouhani.

Në këtë takim është folur në lidhje me luftën që po zhvillohet në Jemen, Putini ka thënë se turqit duhet t’i kujtojnë të mirat e Allahut.

“Kujtojeni të mirën që ua bëri All’llahu ju – kur ju ishit armiq dhe Ai bashkoi zemrat tuaja dhe u bëtë vëllezër, sipas dëshirës së Tij”, është shprehur Putin.

Putin gjatë fjalimit të tij ka cituar dhe kuranin.

“Kurani thotë se cdo lloj dhune është e papranueshme, përvec një dhune, kur ju mbroni popullin tuaj. Ne jemi gati të mbrojmë popullin, jemi gati të ndihmojmë Arabinë Saudite për të mbrojtur popullin e saj”.

Kjo deklaratë e tij siç duket i ka “çuditur” dy homologët e tij, të cilët janë parë duke qeshur me të madhe, dhe të gjithë zyrtaret e tjerë të pranishëm në atë sallë./Gazeta Liberale

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne