Putin: Ka shumë çështje që pajtohemi me Turqinë për Sirinë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një takim me drejtuesit e agjencive ndërkombëtare të lajmeve tha se “Ka shumë çështje që pajtohemi me Turqinë për Sirinë. Nuk do të arrihej as armëpushimi dhe as marrëveshja për rajone jokonfliktuale sikur me Turqinë të mos pajtoheshim në çështjet kyçe”, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke vënë në dukje se në takimin e tij me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kanë diskutuar çështjen e sistemit mbrojtës raketor S-400 Putin është shprehur se “Por ende nuk i kemi prodhuar këto sisteme për jashtë vendit. Sot me kryeministrin e Indisë do të bisedojmë se si dhe në çfarë kushtesh do t’i prodhojmë. Nevojitet një përgatitje e madhe nga pikëpamja e procesit, teknologjisë dhe përgatitjes së personelit. Por asgjë nuk është e pamundur. Do të kthehemi sërish në çështjen e dërgimit të këtyre sistemeve moderne. Edhe zyrtarët ushtarakë rusë, edhe ato turq e dinë që këto sisteme janë të efektshëm.”

“Jemi të shqetësuar në lidhje me ndarjen e mundshme të Sirisë”

Pasi ka shprehur shqetësimet për një ndarje të mundshme të Sirisë, Putin tha se “Formimi i rajoneve jokonfliktuale në Siri sjell edhe disa shqetësime. Këto rajone në të ardhmen nuk duhet të jenë në rolin e modelit për ndarjen e Sirisë. Përkundrazi këto rajone duhet të përbëjnë shembull për mbrojtjen e sovranitetit territorial të vendit dhe për dialogun politik në të ardhmen.”

Ndër të tjera presidenti i Rusisë ka theksuar se janë në dijeni të shqetësimeve të Turqisë në çështjen e organizatës terroriste PYD/PKK dhe ka shtuar se “Po tregojmë kujdes që të kryejmë një punë konstruktive në këto çështje”./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne