Bota

Putin kritikon vendosjen e sanksioneve të njëanshme

Vladimir Putin, president i Rusisë, ka kritikuar ashpër sanksionet e njëanshme të Perëndimit, duke thënë se kjo çështje paraqet një problem ekonomik global.

Putin i bëri këto deklarata në një editorial të botuar në të përditshmen gjermane të biznesit, ‘Handelsblatt’ të enjten përpara takimit të G20, duke thënë se sanksionet kundër Rusisë “nuk janë vetëm afatshkurtra, por shkelin parimet e G20 për bashkëpunim në interes të të gjitha vendeve”. Presidenti rus gjithashtu bëri thirrje për t’i dhënë fund proteksionizmit, duke thënë se vetëm “marrëdhëniet e hapura tregtare” mund të stimulonin ekonominë botërore. “Jam i bindur se vetëm marrëdhëniet e hapura tregtare, të bazuara në norma dhe standarde uniforme, mund të nxisin rritjen e ekonomisë botërore dhe mund të nxisin një përmirësim në marrëdhëniet ndërmjet shteteve”, vuri në dukje ai. Takimi dy-ditor është planifikuar të fillojë të premten në qytetin verior të Gjermanisë Hamburg, me qëllim që të bashkojë udhëheqësit e ekonomive më të mëdha të zhvilluara dhe në zhvillim në botë. Uashingtoni dhe Brukseli kanë vendosur një sërë sanksionesh kundër Moskës që nga viti 2014, pasi rajoni i Krimesë votoi në një referendum për t’u ndarë nga Ukraina dhe për t’u ribashkuar me Rusinë. Perëndimi e konsideron këtë zhvillim si aneksimin të territorit të Moskës. S

HBA dhe aleatët e saj në Evropë gjithashtu akuzojnë Rusinë se ka gisht në krizën në Ukrainën lindore, një pohim i mohuar nga Moska. Kriza në Ukrainë ka lënë mbi 10,000 njerëz të vdekur, sipas Kombeve të Bashkuara. Në një lëvizje të fshehtë në gusht të vitit 2014, Moska ndaloi shumicën e importeve ushqimore nga BE, SHBA dhe vende të tjera që kishin vendosur sanksione për shkak të ribashkimit të Krimesë dhe për mbështetjen e luftëtarëve pro-Moskë në lindje të Ukrainës. Në një dekret të fundit të nënshkruar nga Putini, Rusia shtyu embargon mbi prodhimin, qumështin, mishin dhe shumicën e ushqimeve të tjera deri më 31 dhjetor 2018. Kohë më parë, Senati i Amerikës ka dhënë pëlqimin për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Rusisë me akuzë të ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale të Amerikës, mbështetjes ndaj qeverisë së Damaskut dhe aneksimit të Krimesë. Senati i Amerikës ka dhënë pëlqimin për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Rusisë dhe ky vendim mund të shkaktojë dilema serioze për presidentin amerikan Donald Trump, për arsye se ai akoma nuk ka deklaruar mbështetjen e tij ndaj këtij plani. Sanksionet e reja të Amerikës kundër Rusisë janë paraparë si reagim ndaj tre akuzave ndaj Moskës duke përfshirë ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Amerikë, aneksimin e Krimesë dhe mbështetjen ndaj qeverisë së Damaskut. Vlen të theksohet se veprimeve të tilla të ligjvënësve amerikanë, nga analistët vlerësohen si masa mbrojtëse të tyre përball Donald Trump./ PT

OPINIONE