Putin, Macron dhe Merkel mbështesin tezën për shkëmbimin informativ

Vladimir Putin, Emmanuel Macron dhe Angela Merkel mbështetën tezën e vijimit të përpjekjeve të përbashkëta për vendosjen e armëpushimit në Siri dhe ranë dakord për të forcuar shkëmbimin e informacionit për situatën e krijuar në këtë shtet në luftë, gjatë një bisede telefonike të zhvilluar sot, bëri të ditur Kremlini.

Presidenti rus, homologu francez dhe kancelarja gjermane theksuan vijimin e përpjekjeve të përbashkëta në interes të vendosjes së plotë dhe sa më të shpejtë të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për armëpushimin një mujor në Siri, njoftoi Kremlini në një deklaratë.

Ata trajtuan situatën në Siri, kryesisht në Gutën Lindore dhe problemin e aksesit humanitar në këtë rajon dhe në zona të tjera siriane.

Të tre liderët shprehën kënaqësinë e tyre për punën e përbashkët konstruktive në sajë të cilës u ra dakord dhe u miratua më 24 shkurt rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 2401 për një armëpushim një mujor në Siri, sipas së njëjtit burim./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne