Bota

Putin merr pjesë në shënimin e Ditës së Marinës ruse në Shën Petersburg

– Në Shën Petersburg sot është mbajtur parada ushtarake me rastin e shënimit të Ditës së Marinës ruse, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Paradë mori pjesë edhe presidenti rus Vladimir Putin dhe Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu.

Në paradë, përveç marinës, është prezantuar edhe aviacioni, ndër të tjera, bombarduesi strategjik Tupolev TU-95 MS dhe bombarduesi shumë dimensional Sukhoi Su-30 SM.

Mediat ruse raportuan se Ministria e Mbrojtjes më parë njoftoi se në paradë në Shën Petersburg, për herë të parë në historinë e paradës të Marinës, do të marrin pjesë më shumë se 5.000 marinarë të flotës së Baltikut, asaj të Detit të Zi dhe Veriorë, si dhe flotës të Kaspikut.

Në Paradë është planifikuar pjesëmarrja e rreth 50 anijeve dhe nëndetëseve, ndërsa më shumë se 40 aeroplanë dhe helikopterë të aviacionit detarë do të fluturojnë mbi qytet.

Mediat raportuar se në paradën e këti viti në Shën Petersburg do të marrin pjesë edhe rreth dhjetë anije dhe lundrake të tjera të Flotës Veriore të Rusisë, përfshirë edhe nëndetësen Dmitry Donskoy, kryqëzorin e raketave bërthamore Pyotr Veliky, atë të raketave Marshall Ustinov dhe shkatërruesin e nëndetëseve Zëvendës-admirali Kulakov.

Marina e parë ruse me dekretin e perandorit Peter I u themelua në vitin 1696.

OPINIONE