Putin: Mos frikësoni Phenianin

Presidenti rus Vladimir Putin u ka thënë krerëve të botës të “ndalojnë frikësimin” e Koresë së Veriut pas testit të fundit të raketave.

Putin tha se përpjekjet për të detyruar regjimin e Kim Jong-un ishin ‘të papranueshme’, edhe pse ai pranon se prova e raketave ishte po aq e gabuar. Amerika dhe Koreja e Jugut bënë thirrje për sanksione të reja pasi Pheniani testoi një raketë balistike “Hwasong-12” dhe pretendoi se kjo raketë ishte e aftë të godiste me një bombë bërthamore deri në SHBA. Putini tha: “Ne jemi kategorikisht kundër zgjerimit të klubit të fuqive bërthamore. Ne e konsiderojmë (testin e raketave) kundër-produktiv, të dëmshëm dhe të rrezikshëm”. Por, ai shtoi: “Ne duhet të ndalojmë të frikësojmë Korenë e Veriut dhe të gjejmë një zgjidhje paqësore për këtë problem”. Duke folur në një samit kinez të ekonomisë, Putin gjithashtu mohoi se testi kishte paraqitur ndonjë kërcënim ndaj Rusisë, pavarësisht se arma ishte rreth 60 milje larg bregut lindor të vendit të tij. Presidenti rus tha se duhet të zhvillohen bisedime paqësore për të zgjidhur tensionet në rritje në gadishullin Korean. Putin bashkohet me Kinën dhe presidentin e ri të Koresë së Jugut, Moon Jae-in, duke bërë thirrje për bisedime me Phenianin./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne