Bota

Putin nënshkruan dekretin që anulon kufizimet ekonomike ndaj Turqisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar dekretin që anulon disa kufizime ekonomike që Rusia ka zbatuar ndaj Turqisë dhe shtetasve të saj, bëhet e ditur përmes një njoftimi nga Kremlini, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me nënshkrimin e këtij dekreti janë larguar pengesat që shtetasit turq të mund të punësohen në Federatën e Rusisë, ndërkohë që anulohen edhe ndalesat për veprimtarinë e kompanive turke në disa sektorë.

Sipas dekretit, po ashtu parashihen edhe konsultime mes ministrive të jashtme të dy vendeve për rinovimin e marrëveshjes së arritur mes Turqisë dhe Rusisë në vitin 2010 lidhur udhëtimet reciproke.

Në dekret po ashtu theksohet se është zgjeruar përfshirja e shtetasve turq që mund të udhëtojnë pa viza në Rusi dhe është hequr pengesa e udhëtimit pa viza të personelit të aviacionit turk për në Rusi.

Etiketa