Putin: Nuk duam një BE të përçarë, stabiliteti i Europës në interes të Moskës

Rusia nuk dëshiron të përçajë BE-në dhe madje e shikon unionin si partnerin më të rëndësishëm ekonomik. Kështu është shprehur në vizitën e parë në Europën perëndimore pas afro një viti, Presidenti rus, Vladimir Putin, i cili nga Austria, deklaroi se stabiliteti i kontinetit të vjetër është në interesin e Moskës.

Nga një vizitë zyrtare në Austri, Presidenti, Vladimir Putin, është shprehur se Kremlini nuk synon që të sjellë përçarje të Bashkimit Europian, duke nënvizuar se stabiliteti në kontinentin e vjetër është në interesin e Rusisë.

Sipas tij, Moska kërkon që BE-ja të jetë e unifikuar dhe të gëzojë prosperitet.

Gjatë një interviste të dhënë për televizionin publik austriak, Putin shkoi edhe më tej duke u shprehur se Bashkimi Europian është partneri më i madh dhe i rëndësishëm i Rusisë në aspektin tregtar dhe ekonomik.

“Ne nuk po ndjekim objektivin e përçarjes së diçkaje apo dikujt në brendësi të BE-së. Ne jemi më shumë të interesuar që BE-ja të jetë e unifikuar pasi Bashkimi Europian është partneri ynë më i rëndësishëm ekonomik.”

Vizita e Presidentit rus në Austri është e para vizitë e tij në Europën Perëndimore pas afro një viti.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne