Putin: Nuk jam takuar kurrë me Michael Flynn

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha se nuk ka ndonjë lidhje me Michael Flynn, ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Presidentit të SHBA-ve Donald Trump. “Ai ndonjëherë vinte në Moskë, por asnjëherrë nuk jam takuar me të”, ka thënë Putin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Putin në kanalin amerikan NBC ka folur në lidhje me këtë çështje.

Duke reaguar ashpër ndaj pretendimeve se ai ka lidhje të ngushta me njerëzit e afërt të Trumpit, Putin tha se “Edhe kjo është një absurditet. Cilat janë burimet e këtyre informacioneve? Përse duhet të kem marrëdhënie të veçanta me Flynn? Nuk kemi ndonjë marrëdhënie me të. Ne as që kemi biseduar ndonjëherë ashtu siç duhet. Ai ndonjëherë vinte në Moskë, por asnjëherë nuk jam takuar me të”.

Presidenti rus shtoi më tej se figura të shumta të nivelit të lartë të SHBA-ve vizitojnë Rusinë. “Me aq sa e di, tani qindra përfaqësues të kompanive amerikane vizitojnë Rusinë. A mendoni se ne prej të gjithë atyre mbledhim informacione? Të gjithë keni humbur mendtë?”, theksoi Putin.

Ai tha se pretendimet e tilla kanë dalur nga “njerëzit e sëmurë” dhe se edhe pretendimet se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA nuk e pasqyrojnë të vërtetën.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne