Putin: Nuk ka situatë të rrezikshme në bisedën Trump-Zelensky

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se nuk ka ndonjë “situatë të rrezikshme” në bisedën midis presidentëve të SHBA-ve dhe Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Trump kërkoi nga homologu i tij ukrainas të hetojë një korrupsion. Të gjitha shtetet duhet ta bëjnë këtë”, tha Putin në një konferencë në Moskë.

Putin tha se ai po ashtu nuk është kundër publikimit të takimit të tij në Helsinki me presidentin amerikan, Donald Trump.

“Ju mund të jeni të sigurt se nuk kishte asgjë në atë takim që mund ta vë në rrezik Trumpin”, theksoi Putin.

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-ve javën e kaluar filloi hetimin për impiçment ndaj presidentit Trump.

Në këtë çështje është një bisedë telefonike e 25 korrikut që Trump realizoi me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ku Trump në vazhdimësi i bën presion homologut të tij ukrainas të hetojë ish-zv/presidentin Joe Biden dhe djalin e tij, Hunter Biden, mbi pretendimet për korrupsion.

Trump ka mohuar çdo keqbërje, duke theksuar se telefonata e tij me presidentin ukrainas ishte “perfekte”./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne