Putin: Nuk kam ndërmend të vendosë trupa ruse në Venezuelë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u ka thënë gazetarëve se Moska nuk ka ndërmend të vendosë trupat e saj ose të ndërtojë baza ushtarake në Venezuelë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ai shtoi se ekspertët rusë kanë qenë në Venezuelë për të rregulluar armët e bëra nga Rusia, të blera nga Caracas.

Putin, i cili u takua me krerët e agjencive ndërkombëtare të lajmeve, iu përgjigj një pyetjeje rreth postimi në Twitter nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, më herët këtë javë ku tha se Moska e ka njoftuar Uashingtonin se ka tërhequr personelin e saj nga Venezuela.

“Nuk po krijojmë kurrfarë bazash apo dërgojmë trupa atje,” tha Putini.

“Por ne do t’i mbajmë obligimet tona në sferën e bashkëpunimit ushtarak dhe teknik”, shtoi ai.

Kreu rus tha se sanksionet e SHBA-ve kundër Venezuelës i kanë lënduar njerëzit e zakonshëm dhe kanë paralajmëruar Washingtonin kundër përdorimit të forcës./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne