Putin për një luftë të mundshme me SHBA-në: Askush nuk do të mbetet gjallë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, për një luftë të mundshme mes SHBA-së dhe Rusisë tha se “askush nuk do të mbetet gjallë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në dokumentarin katër episodesh të regjisorit të famshëm Oliver Stone “The Putin Interviews”, Putin foli për marrëdhëniet me SHBA-të dhe NATO-n.

Disa pjesë të këtij dokumentari, që do të transmetohen javën e ardhshme në platformën digjitale “Showtime”, u publikuan për qëllime promovuese.

Lidhur me pyetjen e Stone se “Në një luftë të nxehtë të mundshme, a është SHBA-ja një fuqi dominuese”, Putin tha se “Në një luftë të tillë nuk mendoj se dikush do të mbetet gjallë.”

Në dokumentar, Putin iu përgjigj edhe pyetjeve lidhur me NATO-n. Ai tha se NATO është shndërruar në një mjet të politikës së jashtme të SHBA-ve dhe se aty nuk ka shtete aleate, por shtete të varura nga SHBA-të.

“Kur një shtet po bëhet anëtar i NATO-s, rezistenca ndaj presionit të SHBA-ve po bëhet e vështirë. Në këtë mënyrë në këtë shtet papritmas mund të integrohen sistemet e armëve. Po vendosen sistemet anti-balistike të raketave, bazat ushtarake dhe në rast nevoje sistemet e reja të sulmeve”, tha Putin.

Duke shprehur shqetësimet e tij për zgjerimin e NATO-s, Putin tha se për shkak të kërcënimit të NATO-s në kufijtë e Rusisë që është në rritje dhe për shkak të akumulimit ushtarak edhe Rusia është detyruar të marrë masa kundërshtuese.

Putin tha se gjendja tani është tensionuese, por që ende sipas tij ka shpresa për normalizimin e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Rusisë.

Dokumentari “The Putin Interviews” do të transmetohet në Showtime duke filluar nga 12 qershori.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne