Putin: Përpjekjet e Rusisë dhe Turqisë në Siri janë faktorë për stabilitetin ndërkombëtar

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin bëri të ditur se përpjekjet e Turqisë dhe Rusisë në Siri janë elemente të rëndësishme për stabilitetin ndërkombëtar.

Putin në Pallatin e Kremlinit, priti ambasadorët e 18 vendeve që filluan detyrën e tyre në Rusi.

Ambasadori i Turqisë në Moskë, Mehmet Samsar gjatë ceremonisë i paraqiti Presidentit Putin letrat kredenciale.

Në fjalën e rastit Putin i bëri një vlerësim marrëdhënieve mes Rusisë dhe Turqisë.

Putin tha se partneriteti mes dy vendeve doli në nivel strategjik, ndërsa shtoi se me Presidentin Erdogan po mbanë kontakte të vazhdueshme.

Presidenti rus rikujtoi se mbledhja e Këshillit të Bashkëpunimit në Nivel të Lartë e mbajtur në prill në Moskë ishte mjaftë produktive, ndërsa shtoi se “Projektet kryesore dhe të rëndësishme si ndërtimi i centralit bërthamor Akkuyu dhe i tubacionit të gazit natyror Rrjedha Turke janë zbatuar me sukses. Kemi edhe shumë projekte interesante dhe iniciativa të përbashkëta”.

Duke vënë në dukje se Rusia dhe Turqia po punojnë për stabilitetin ndërkombëtar, Putin tha se “Përpjekjet e koordinuara të Rusisë dhe Turqisë për të normalizuar situatën në Siri dhe për të nisur procesin e paqes janë faktorë të rëndësishëm të stabilitetit ndërkombëtar”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne