Putin: Politika amerikane ka shkatërruar Lindjen e Mesme

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kritikoi fuqishëm politikën e jashtme amerikane gjatë dy dekadave të kaluara.

Ai tha se bëhet fjalë për një “shpërdorim të pushtetit”, i cili ka destabilizuar Lindjen e Mesme dhe gjithë rendin ndërkombëtar. Duke folur në një sesion me pyetje-përgjigje, në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg, të moderuar nga gazetarja amerikane, Megyn Kelly, Putin akuzoi SHBA-në për “ndërhyrje të ashpra dhe sistematike në çështjet ruse për vite të tëra”. Putin po ashtu tha se SHBA-ja ka promovuar “grushtshtetin antiqeveritar në Ukrainë”. Po sipas tij, SHBA është përgjegjëse për jostabilitetin në Libi, Egjipt, Irak dhe Siri, ndërsa raportet e Perëndimit se Qeveria siriane ka kryer sulm kimik në muajin prill “kanë qenë provokim, me qëllim diskreditimin e presidentit sirian, Bashar Asad”. Për NATO-n, Putin tha se është “instrument i politikës së jashtme amerikane”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne