Bota

Putin: Ramë dakord me Turqinë për shkeljet në Siri

Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin tha se kanë rënë dakord me Turqinë për të ndërhyrë ndaj shkeljeve në Siri.

Putin, në kuadër të Samitit të BRICS, të zhvilluar në Brazil, u prononcua për gazetarët në lidhje me zhvillimet e fundit në Siri.

Ai vlerësoi deklaratat e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump se kanë mposhtur DAESH-in në Siri.

“Amerika kontribuoi, por të keni parasysh dimensionin dhe rezultatet e operacioneve tona ushtarake, në mënyrë të asnjanshme mund të shihet roli që ka luajtur Rusia aty”, u shpreh Putin.

Ai tha se terroristët në Siri mund të jenë kërcënim për të gjitha vendet, përfshi edhe Evropën dhe shtoi: “Ne duhet të bëjmë një përpjekje të përbashkët kundër tyre”.

Putin mbrojti mendimin se duke filluar nga Idlibi dhe lindja e Eufratit ka shumë detyra që duhet të plotësohen në Siri dhe shtoi: “Amerika është ende në këtë rajon dhe ashtu siç jemi shpesh edhe më parë, këtë nuk e shikojmë si legjitime”.

Ai tërhoqi vëmendjen se janë në një kontakt shumë intensive ne Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe vijoi duke thënë: “E di që ka shqetësime të ndryshme për disa organizata. Po të kemi parasysh bashkëpunimin tonë, pala turke, në nivel pule dhe defakto, do t’i përcjellë homologëve rusë shqetësimet në lidhje me situatën në Siri. Nëse me të vërtetë do të shohim disa shkelje, jemi të gatshëm të reagojmë në mënyrë fiktive ndaj tyre. Në këtë çështje ramë dakord gjatë bisedës tonë të fundit”./trt

OPINIONE