Putin reagon rreth largimit të Amerikës nga traktati i Parisit

Presidenti i Rusisë e vlerësoi të parëndësishëm vendimin e Amerikës për të dalë nga traktati i Parisit për ndryshime klimatike.

Faqja informative e Kongresit të Amerikës një ditë pas largimit të Uashingtonit nga marrëveshja e Parisit për klimën, njoftoi se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, ka mbrojtur këtë traktat, mirëpo përkundër liderëve të tjerë politikë të botës, në vend që të kritikojë Donald Trump, veprimin e presidentit amerikan në lidhje me këtë çështje e konsideroi të një rëndësie shumë të vogël. Putin gjatë fjalës së tij ditën e premte në takimin ndërkombëtar ekonomik të Saint Petersburgut, deklaroi se nënshkruesit e traktatit të Parisit për klimën në zbatimin e zotimeve të tyre gëzojnë lirinë e plotë të veprimit dhe shumë mundësi të tjera. Vlen të theksohet se Rusia para hartimit të marrëveshjes së Parisit për klimën, ka miratuar një plan që në bazë të tij sasia e prodhimit të gazrave serë në këtë vend deri në vitin 2030, duhet të reduktohen deri në 75%./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne