Putin: Rusia nuk i ka dërguar armë PKK/PYD-së në Siri

Megjithëse Rusia nuk furnizon me armë PKK / PYD-në në Siri, ajo do të “mbajë kontakte pune” me grupin, tha Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin të hënën, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne nuk u ofrojmë armë atyre dhe ata nuk kanë nevojë për furnizimin tonë. Ata kanë burime të tjera për marrjen e këtyre armëve”, tha Putin në një konferencë shtypi në kryeqytetin e Kinës, Pekin, ku po merr pjesë në forumin ndërkombëtar ekonomik “Brezi dhe Rruga”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne