Putin: SHBA nuk po respekton premtimin për të shkatërruar arsenalin e armëve kimike

Ndryshe nga Rusia, SHBA nuk po respekton premtimin për të shkatërruar arsenalin e armëve kimike, tha presidenti i Rusisë Vladimir Putin përpara shkatërrimit të grumbullit të fundit të armëve kimike.

“Rusia në mënyrë rigoroze është në përputhje me detyrimet e saj ndërkombëtare, duke përfshirë ato që lidhen me mos-përhapjen dhe reduktimin e armëve të shkatërrimit në masë”, tha Putin.“Historikisht Rusia ishte një nga mbajtësit më të mëdhenj të armëve kimike. Fatkeqësisht, Shtetet e Bashkuara nuk po respektojnë afatin për shkatërrimin e armëve kimike. Ata e kanë shtyrë datën tri herë, duke përmendur mungesën e fondeve. Kjo, sinqerisht, tingëllon e çuditshme” shtoi më tej Putin./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne