Putin, SHBA po ndërhyn në zgjedhjet ruse

Presidenti Vladimir Putin akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po shpikin akuza për doping ndaj atletëve rusë në përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm në Rusi.

“Në përgjigje të akuzave të ndërhyrjes sonë të dyshuar në zgjedhjet e tyre, ata duan të krijojnë probleme për zgjedhjet presidenciale të Rusisë,” u tha të enjten Putin punëtorëve të nje fabrike në qytetin Cheljabinsk të zonës Ural. Putin me forcë mohoi çdo sistem shtetëror të dopingut në Rusi. “Rusia nuk ka pasur kurrë dhe shpresoj se kurrë nuk do të ketë një sistem shtetëror të dopingut për të cilin ne po akuzohemi”. Putin i bëri deklaratat para një udhëtimi në Vietnam, ku ai do të marrë pjesë në një samit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) dhe pritet të takojë Presidentin e SHBA Donald Trump./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne