“Do ti bëjmë thirrje institucionit të OKB-së në Hagë dhe komunitetit ndërkombëtar për hetimin e përdorimit të substancave kimike dhe të jepet një vendim në lidhje me këtë”, tha Putin
Presidenti rus Vladimir Putin në lidhje me bombardimin e bazës ajrore të regjimit në Siri nga SHBA-të ka thënë: “Ngjarje e përshtatshme që vendet evropiane të formojnë bashkëpunimin pozitiv me SHBA-të dhe për t’u përdorur në politikën e brendshme amerikane”, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti rus Putin ka zhvilluar një takim në pallatin e Kremlinit në kryeqytetin e Rusisë, Moskë me presidentin italian Sergio Mattarella.
Në një fjalim të mbajtur në një konferencë të përbashkët për media pas takimit Putin duke e cilësuar “provokim” sulmin kimik të regjimit të Asadit në Han Shejhun tha se do ti bëjnë thirrje Kombeve të Bashkuara për një hetim gjithëpërfshirës.
“Do ti bëjmë thirrje institucionit të OKB-së në Hagë dhe komunitetit ndërkombëtar për hetimin e përdorimit të substancave kimike dhe të jepet një vendim në lidhje me këtë”, tha Putin./ AA