Putin telefonon Maduron, i shpreh mbështetje kundër grushtit të shtetit

Presidenti rus Vladimir Putin shprehu mbështetjen e tij, gjatë një bisede telefonike, për homologun venezuelas, Nicolas Maduro vendi i të cilit u godit nga një grusht shteti i rëndë politik, njoftoi sot Kremlini në një komunikatë.

“Gjatë kësaj bisede, Putini shprehu mbështetjen e tij për autoritetet legjitime të Venezuelës në kushtet e përkeqësimit të një krize politike, të shkaktuar nga jashtë”, theksoi Kremlini.

“Presidenti rus dënoi një ndërhyrje të jashtme shkatërruese që nuk përfill normat themeltare të të drejtës ndërkombëtare”, sipas të njëjtit burim.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne