Putin thotë se e paralajmëroi Evropën për kërcënimin tregtar të SHBA-së, askush nuk e dëgjoi

Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se e kishte paralajmëruar Evropën pak vite më parë për rrezikun e vendosjes së rregullave tregtare të Shteteve te Bashkuara kundër vendeve të tjera, por askush nuk kishte dashur të dëgjonte.

Putin i bëri këto komente gjatë lidhjes së tij të drejtpërdrejtë televizive me popullin rus.

Udhëheqësi rus tha se tarifat e çelikut të imponuara nga Uashingtoni kundër vendeve të tjera përbënin sanksione dhe se vendet evropiane nuk e kishin pritur asnjëherë që ato të prekeshin nga të tilla masa./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne