Putin uron Presidentin Erdoan për Vitin e Ri

Kreu i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin i dërgoi Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) një mesazh për Vitin e Ri.

Në mesazhin e Putinit dërguar Erdoanit bëhej e ditur se do të vazhdojë bashkëpunimi në fushat rajonale dhe globale të Ankarasë me Moskën.

Putin publikoi në faqen zyrtare të internetit të Kremlinit mesazhet e urimeve për Vitin e Ri drejtuar liderëve të vendeve të huaja.

Në mesazhin për Presidentin Erdoan, Putin bën të ditur se marrëdhënien Turqi-Rusi jo vetëm që janë normalizuar por në të njëjtën kohë janë zhvilluar me shpejtësi në fusha të ndryshme.

Duke theksuar se falë hapave të hedhura nga të dyja vendet është penguar përhapja e terrorit në Lindjen e Mesme, Vladimir Putin shkroi: “Falë hapave që hodhëm, krijuam kushtet e nevojshme për fillimin e procesit politik në Siri. Rusia është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin konstruktiv me Turqinë në çështjet rajonale dhe globale”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne