Putin: Vëllimi tregtar me Turqinë është rritur me 15 për qind

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin bëri të ditur se vëllimi tregtar mes Turqisë dhe Rusisë vitin e kaluar është rritur me 15 për qind.

Në deklaratën e bërë para takimit me Presidentin Erdogan në kuadër të Samitit të Liderëve të G-20-ës në Osakë, Presidenti Putin tha se projektet e mëdha energjetike mes dy vendeve vazhdojnë në mënyrë reciproke.

Duke vënë në dukje se vëllimi tregtar me dy vendeve gjatë vitit 2018 ka shënuar rritje me 15 për qind, Presidenti Putin tha se “Bëhet fjalë për investime serioze të ndërsjella në vlerë 10 miliardë dollarë. Përveç kësaj vazhdojmë të punojmë edhe mbi një platformë të investimeve të përbashkëta në vlerë 900 milionë euro”.

Ai tërhoqi vëmendjen se edhe në turizmin reciprok u shënua rritje serioze mes dy vendeve dhe vijoi me këto fjalë: “Vitin e kaluar 6 milionë turistë rusë vizituan Turqinë dhe ky është një nivel rekord. Turistët tanë po shpenzojnë mjaftë në Turqi. Të ardhurat e palës turke nga ky sektor arritën në 5 miliardë dollarë. Viti i Kulturës dhe Turizmit Turko-Rus po vazhdon. Urojmë që ky vit të sjell suksese të reja. Dua të shprehë kënaqësi për takimin me Presidentin Erdogan”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne