Putin: Zgjedhjet presidenciale më transparentet në histori

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se zgjedhjet presidenciale, që janë mbajtur muajin e kaluar, “kanë qenë ndoshta më transparentet” në historinë ruse.

Ai i bëri këto komente në një takim me shefen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Rusi, Ella Pamfilova, e cila e uroi Putinin për, siç tha, fitoren bindëse dhe të pastër në zgjedhjet e 18 marsit.

Sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror Zgjedhor, Putin ka fituar 76 përqind të votave.

“Siç e kanë thënë edhe shumë të tjerë, këto kanë qenë ndoshta zgjedhjet më transparente dhe më të pastra në historinë e vendit tonë”, tha Putin.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne