Putin zhvillon takime të rëndësishme në Itali

Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin bëri të ditur se gjendja në Libi është duke u përkeqësuar dhe akuzoi NATO-n për këto zhvillime.

Putin shkoi për një vizitë zyrtare njëditore në Romë, kryeqytetin e Italisë, ku u takua me liderin shpirtëror të botës katolike Papa Françesku, Presidentin Sergio Mattarella dhe Kryeministrin Giuseppe Conte.

Në takimin e Putinit me Papën u shqyrtuan veçanërisht çështjet e krizave në Siri, Venezuelë dhe Ukrainë.

Në fund të takimit tërhoqën vëmendjen fjalët e Papës ndaj Putinit “Lutu për mua” dhe përgjigjja e këtij të fundit “Faleminderit për kohën që më dhatë. Ishte një takim interesant dhe shumë i rëndësishëm”.

Kurse në konferencën për shtyp pas takimit me Kryeministrin italian, Conte, Putini tha se gjendja në Libi është duke u përkeqësuar dhe akuzoi NATO-n për këto zhvillime.

“Ajo që rrëzoi shtetin në Libi ishte vendimi i NATO-s. Tani shohim rezultatet. Kaos. Në vend përleshen grupe të armatosura. Ne kërkojmë që të shpallet sa më parë armëpushimi, të fillojë dialogu ndërmjet palëve dhe të kalohet në procesin e normalizimit”, tha Putin.

Putini u shpreh edhe në lidhje me sanskionet e Bashkimit Evropian të zgjatura deri në 23 qershor të vitit 2020 për shkak të aneksimit të Krimesë dhe Sivastopolit nga ana e Rusisë dhe tha se beson se me ndryshimin e postit të kryesimit të Unionit, do të rinovohen edhe marrëdhëniet Rusi-BE.

“Për shkak të sanksioneve edhe vendet e Bashkimit Evropian humbin miliona dollarë. Por dhënia fund e sanksioneve nuk varet vetëm nga Rusia”, u shpreh Kryetari i Shtetit të Rusië.

Edhe Kryeministri Conte tha se lufta civile në Libi dhe problemi i emigrantëve është një “shqetësim i përbashkët” për të dyja vendet.

“Japim një mbështetje të përbashkët për Kombet e Bashkuara për një armëpushim të shpejtë në Libi”, tha Kryeministri italian./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne