Putini kërcënon me raketë nukleare

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se kanë zhvilluar një raketë supersonike të gjeneratës së re me aftësi të godasë çdo vend të botës.

Këtë deklaratë Vladimir Putin e bëri gjatë fjalimit të tij tradicional vjetor drejtuar anëtarëve të Parlamentit Federal.

Putini tha se Rusia ka zhvilluar raketa bërthamore që nuk i ka asnjë vend tjetër.

Në fund të vitit të kaluar ne provuam një raketë të re bërthamore supersonike,- sqaroi Putin,- duke shtuar se kjo raketë e re mund të arrijë pothuajse në çdo pikë të botës.

Putini vuri në dukje se koka e re bërthamore që kanë prodhuar nuk mund të kapet e goditet nga asnjë sistem i mbrojtjes raketore.

Nëse Rusia ose një prej aleatëve të saj sulmohet me armë bërthamore, atëherë ky sulm do të vlerësohet si një sulm drejtuar Rusisë dhe do të marrë kundërpërgjigje të menjëhershme,- nënvizoi lideri rus,- ndërsa shtoi se tani janë duke zhvilluar mbushje nukleare të reja dhe të vogla, të cilat mund të montohen tek raketat e tipit kruz.

Putini gjithashtu ndau me ligjvënësit rusë edhe informacionin lidhur me testimin që janë duke i bërë një droni të ri nënujor, i cili mund të armatoset me koka bërthamore./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne