Putini ngadhënjeu kundër Trumpit në skenën botërore

nga Vedran Obućina

Takimi i presidentit amerikan dhe rus në Helsinki shumë politikan amerikan i ka lënë pa fjalë. Nëpërgjithësi, bisedimet ishin të drejtuara drejt zvogëlimit të tensioneve në marrëdhëniet në mes SHBA-ve dhe Rusisë. Qasja e tillë është pjesë e politikës së Trumpit, pasi që presidenti dëshiron rolin e kreatorit të marrëdhënieve ndërkombëtare. Megjithatë, mungesa e deklaratës përfundimtare të përbashkët ka treguar shkallën e ndryshimeve në mes SHBA-ve dhe Rusisë.

Trumpi ka shfrytëzuar takimin për të kritikuar konkluzat e shërbimeve të sigurisë amerikane për përzierjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016, deklaratat e të cilit ka shkaktuar një varg kritikash në Amerikë. Palët janë pajtuar që të bashkëpunojnë në krijimin e sigurisë në Sirinë jugperëndimore dhe të krijojnë grupin punues për ndihmën humanitare për refugjatët sirian.

Edhe pse Trumpi dhe Putin kanë theksuar se shtetet e tyre po garojnë në tregun energjetik, kanë paralajmëruar bashkëpunimin me qëllim të parandalimit të çmimeve të energjisë, që ishte qëllimi kyç i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bisedime.

Presidentët kanë deklaruar se takimi në Helsinki ishte fillimi i fazës së re në bisedimet bilaterale. Rusia do të shfrytëzoj këtë format për forcimin e marrëdhënieve me SHBA-të dhe pozitën dhe rolin e saj global në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare.

Pala ruse ka marr pajtimin e Trumpit për bashkëpunim më të ngushtë kundër terrorizmit dhe sulmeve sajberike, të cilën e ka kërkuar para takimit. Rusia poashtu do të shfrytëzojë deklaratat e Trumpit për mos zgjerimin e armëve nukleare për të filluar bisedimet për vazhdimin e marrëveshjes së START-it.

Takimi nuk ka shënuar progres në marrëdhëniet dhe ishte i kufizuar në deklarata dhe njoftime të bashkëpunimit, por potenciali për koncesione amerikane Rusisë mund të kenë pasoja negative për unitetin transatlantik.

Edhe pse Trumpi nuk mundet vet të heq sanksionet Rusisë, ai mundet të ngrijë procesin e futjes së kufizimeve të reja(si çështja e ndërtimit të gazsjellësit Rrjedha veriore 2, që do të kishte ndikim të rëndësishëm në politikën ruse ndaj Bashkimit Evropian dhe Ukrainë.

SHBA-të ndoshta duan të shfrytëzojnë Rusinë që të zbatojë koncesione në tregtinë bilaterale me Kinën dhe të kufizojë ndikimin e Iranit në sigurinë e Lindjes së Afërt. SHBA-të poashtu do të përpiqen të përfshijnë Rusinë në denuklearizimin e gadishullit korean me bashkëpunimin e tyre brenda Kombeve të Bashkuara dhe politikën e sanksioneve ndaj Koresë Veriore.

Takimi po të kishte përfunduar me deklaratat e përgatitura të dy presidentëve në konferencën e mbajtur për shtyp, saktë do të arrihej ajo që është e nevojshme në këtë çast të rrezikshëm të marrëdhënie thellë të shqetësuara amerikano-ruse. Tridhjetë minuta pyetje dhe përgjigje për fat të keq kërcënuan pjesën më të mirë të marrëveshjes së arritur. Ky ishte spektakël i pistë. Trumpi ka ra në karremin e çështjes së përzierjes ruse në zgjedhjet amerikane.

Nuk ka thënë asgjë që nuk ka thënë përpara, duke shprehur dyshimin në angazhimin rus në zgjedhje, duke tërhequr çështjen e porosive të humbura të postës elektronike të Clintonë, duke mohuar çfarëdo bashkëpunimi me Kremljinin dhe duke bllokuar sulmet në “fushatën brilante “ të tij dhe fitoren zgjedhore.

Por, ishte shqetësuese të dëgjosh se si ka thënë të gjitha këto duke qëndruar pran Putinit në skenën botërore. Më së shumti ishte shqetësuese pranimi i tij se nuk ka ditur kujt t’i besoj rreth çështjes së përzierjes në zgjedhjet, shërbimit sekret amerikan apo presidentit të Rusisë, Putinit.

Trumpi kishte dashur të dijë se komentet e t’ia do të sjellin grindje politike në Washington, e ndoshta pikërisht e ka pas ndërmend këtë. Edhe Putini poashtu ka dashur të dijë se vërejtjet e t’ia më tepër do të fuqizojnë situatën. Kritikat shpejt kanë ardhur nga ana e demokratëve sikurse edhe pritej. Por republikanët Trumpit i kanë ofruar mbështetje të vogël.

Kreu i Senatit Mitch Mc Connell dhe kreu i Dhomës së përfaqësueseve Paul Ryan kanë mbështet shërbimin informativ amerikan rreth çështjes së përzierjes ruse, të tjerët, sikurse senatori John McCain, ishin të drejtpërdrejtë në akuzën e thjeshtë kundër Trumpit.

Duket se frika në Washington vetëm e ka rritur shkëlqimin e Putinit. Në fund, rusët kanë arritur shumë çka që kanë shpresuar. Samiti në vetvete është simbolik me përfundimin e përpjekjes për t’u izoluar Rusia pas bashkimit të Krimesë Rusisë në vitin 2014.

Në ndërkohë, mënyra me të cilën është zhvilluar takimi e ka prezantuar Rusinë të barabartë me SHBA-të në skenën botërore. Shqetësimet në Washington theksojnë rrëmujën e pandërprerë në politikën e jashtme amerikane, për dallim nga qëndrueshmëria e pandërprerë e Putinit. Nuk çudit që ministri i jashtëm rus Sergej Lavrovi e ka lavdëruar takimin, duke e vlerësuar më të mirë se super.

Me sa duket Rusia prap ka arritur të ngadhënjej kundër amerikanëve në skenën botërore, por edhe më tutje bëhet fjalë për projektin e suksesit. Rusisë i janë të nevojshme marrëdhëniet punuese me SHBA-të për nevojat e veta, ndërsa Kremljini ka dashtë që samiti të gradojë atë qëllim. Rusia ndoshta po luan rol më të madh në Lindjen e Afërt , dhe sigurisht është e domosdoshme për zgjidhjen e krizës në Siri, por Amerika duhet të konfirmojë këtë pozitë të Rusisë në Siri për të ndihmuar në ngritjen e shumave të mëdha financiare për rindërtimin e saj, e më gjerë për të ndihmuar në menaxhimin e marrëdhënieve të rrezikshme në mes Iranit, Izraelit dhe Arabisë Saudite.

Ngjashëm me këtë, në Ukrainë, Rusisë i nevojiten SHBA-të për të kryer presion mbi Kievin për implementimin e marrëveshjes së Minskut. Rusia është e nevojshme SHBA-ve në çështjet strategjike serioze, pjesërisht për të shpejtuar gara teknologjike në armatim e cila në këtë çast nuk mund të përballohet. Përfundimisht sikur gjithherë Rusia ka nevojë për SHBA-të si kundër balancë strategjike ndaj Kinës.

Nuk ka dyshim se Helsinki e ka vendosur rrugën e vërtetë për marrëdhëniet në mes Rusisë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka përmirësuar interesin e të dyja vendeve në thyerjen e tensioneve reciproke, gjer në 30 minutat e konferencës për gazetar.

Atëherë vetëbesimi publik i Trumpit është përkeqësuar me mbështetjen e Putinit dhe ka krijuar sfidë të madhe për pjesën e madhe të zhvillimit i cili u shfaq gjatë bisedës private të tyre. Rruga gjer te normalizimi i marrëdhënieve është e gjatë, eksploziviteti i Trumpit dhe reagimi i Putinit pa nevojë e kanë vazhduar këtë.

Në shumë çështje, megjithatë kjo përpjekje e Trumpit do të mund të shënojë përfundim të caktuar të stilit të tij presidencial dhe të shpie drejt kundërshtarët e tij politik por edhe aleatët e tij në ndonjë formë të aksionit kolektiv kundër presidentit.

Nuk është se duhet pritur nga republikanët në Kongres të fillojnë procesin e dorëheqjes së presidentit. Shumica më shumë frikësohen se në atë çast do të sulmoheshin në Twitterin e Trumpit, me paraqitjen e rrobave të veta të pista. Gjersa kjo të mos ndryshojë, Donald Trumpi do të mbetet si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë.

Burimi : Al Jazeera/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne