Bota

Putini po e çon Rusinë drejt ringritjes së Bashkimit Sovjetik

Presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron të përtërijë Bashkimin Sovjetik, duke kthyer Rusinë në vendin e fuqisë më të madhe në botë, ka thënë ish-lideri i ushtrisë britanike Mike Jackson.

“Gjithmonë dua të përkujtoj njerëzit në atë që Putin kishte thënë publikisht… se është gjëja më e keqe, të theksoj ‘gjëja më e keqe’, e cila ka ndodhur në shekullin 20, madje edhe më keq se sa dy luftërat botërore, më keq se sa Holokausti – shpërbërja e Bashkimit Sovjetik”, tha Jackson.

Ai ka shtuar se kjo flet shumë për Putin.

“Ai sheh Rusinë moderne si trashëgimtare të fuqisë që ka pasur Bashkimi Sovjetik dhe mendoj se po tenton ta ripërtërijë”, ka thënë Jackson.

Ai i është referuar deklaratës së Putin në vitin 2005, kur presidenti rus kishte thënë se “shpërbërja e BRSS-së ka qenë katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit”.

 

 

 

OPINIONE