Putini rusëve: Përgatituni për luftë!

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në fjalën që ka mbajtur në një konferencë zhvilluar pas samitit tresh për Sirinë në Soçi me pjesëmarrjen e liderëve të Turqisë, Iranit dhe Rusisë, lëshoi direktivën “Përgatituni për luftë”.

Në fjalimin e tij në këtë konferencë, Vladimir Putin theksoi se ekonomia ruse duhet të rrisë shpenzimet e prodhimit ushtarak dhe të përqendrohet në investimet e reja të mbrojtjes.

“Nëse duam të fitojmë, duhet të jemi më mirë”, tha Putin, duke theksuar se Rusia duhej të tejkalonte kapacitetet ushtarake të vendeve perëndimore.

Me konfliktin ruso-gjeorgjian në vitin 2008, trupat ruse u pastruan nga pajisjet e vjetra sovjetike dhe për ushtrinë ruse filloi një lëvizje gjithëpërfshirëse modernizimi.

Shpenzimet ushtarake në vend vitin e kaluar thyen rekord duke kapërcyer 3,3 për qind të të ardhurave kombëtare.

Shpenzimet ushtarake të Rusisë janë 30 për qind më pak se sa ato të NATO, rivalja më e madhe e saj.

Të hënën, kryeministrja britanike Theresa May kishte thënë se sulmet kibernetike të Rusisë po kërcënonin botën. Vendosja e Rusisë në shënjestër nga Theresa May duke thënë se “ne e dimë se çfarë po bëjnë ata”, thuhet se ka qenë edhe arsyeja kryesore përse Putini ka zgjedhur të mbajë një fjalim të tillë me temë “përgatitjen për luftë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne